SHKODËR

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari gjatë predikimit këtë të premte ka kundërshtuar me forcë kërkesën e komunitetit LGBT për të zëvendësuar fjalën nënë dhe babë në kodin e familjes me fjalët Prindi 1 dhe Prindi 2. Sipas myftiu të Shkodrës kjo është e papranueshme sepse shkatërron bazën e familjes shqiptare dhe çon shoqërinë drejt dekadencës njerëzore.

Myftiu Sytari bëri një thirrje për Parlamentin shqiptar që të mos e ndryshojnë Kodin e Familjes dhe ka besim se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Këto deklarata myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari i bëri këtë të premte që është e para në kuadër të 16 nëntorit 1990 që përkon me rihapjen e xhamisë së plumbit në Shkodër dhe rikthimin e lirisë së besimit për komunitetin musliman shqiptar si një ditë historike për vendin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb