Në vijim të qëndrimit në SHBA, deputeti i opozitës në parlament, Alban Zeneli zhvilloi takime në Kongresin Amerikan me kolegë republikanë, me të cilët bisedoi mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe mbi rëndësinë madhore që Shqipëria të ecë vazhdimisht dhe pa ndalje në udhëtimin e saj të demokratizimit vetëm duke mbajtur si busull drejtuese Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa ka postuar foto të takimeve me kongresmenë në SHBA, Zeneli shkruan se në biseda u diskutua për rëndësinë jetike që ka për Shqipërinë, kryerja deri në fund dhe me sukses të plotë e Reformës në Drejtësi.

“Gjithashtu si prioritet mbi prioritetet të kemi së bashku me SHBA edhe realizimin e drejtë, parimor dhe radikal të ndryshimit të Kodit aktual Zgjedhor, për tu dhënë shqiptarëve një Reformë të vërtetë Zgjedhore.

Njëkohësisht u diskutua edhe mbi domosdoshmërinë e një opozitarizmi substancial parlamentar dhe politik të djathtë në Shqipëri, një opozitarizëm proinstitucional, prozgjedhje, proliri dhe properëndim, sidomos pro SHBA.

Përëndimi më i mirë për shqiptarët është SHBA.” shkruan Zeneli, bashkëngjitur fotove nga takimet me kongresmenë në SHBA.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i plotë:
Si deputet i opozitës së djathtë në Kuvendin e Shqipërisë, vijoj vizitën time të punës në Washington DC.
Sot pata kënaqësinë të zhvilloj disa takime në Kongresin Amerikan me kolegë republikanë.
U takova në zyrat e tyre me Kongresmenët Republikanë Dan Bacon, Frank Ëolf dhe Robert Aderholt.
Biseduam mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe mbi rëndësinë madhore që Shqipëria të ecë vazhdimisht dhe pa ndalje në udhëtimin e saj të demokratizimit vetëm duke mbajtur si busull drejtuese Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ne duam që Shqipëria ti bëjë hapat e saj demokratizues dhe zhvillimor vetëm duke qenë në një frekuencë me SHBA.
Folëm për rëndësinë jetike që ka për Shqipërinë, kryerja deri në fund dhe me sukses të plotë e Reformës në Drejtësi.
Gjithashtu si prioritet mbi prioritetet të kemi së bashku me SHBA edhe realizimin e drejtë, parimor dhe radikal të ndryshimit të Kodit aktual Zgjedhor, për tu dhënë shqiptarëve një Reformë të vërtetë Zgjedhore.
Njëkohësisht u diskutua edhe mbi domosdoshmërinë e një opozitarizmi substancial parlamentar dhe politik të djathtë në Shqipëri, një opozitarizëm proinstitucional, prozgjedhje, proliri dhe properëndim, sidomos pro SHBA.
Përëndimi më i mirë për shqiptarët është SHBA.
Zoti i bekoftë SHBA!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb