“Le Journal” ka botuar, të premten e 4 prillit 1913, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me intervistën e Faik Konicës për “Neue Freie Presse”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :


Shqiptarët nuk duan për udhëheqës Dukën e Montpensier-it


Image (1)
Image (1)

Vjenë, 3 Prill. (Nëpëmjet një shkrese të korrespondentit tonë të veçantë.)


Faik Bej Konica, president i kongresit shqiptar në Trieste, ekspozon, në një intervistë të botuar nga “Neue Freie Presse”, planet për organizimin e brendshëm të Shqipërisë së re, dhe thotë se një punë shumë e rëndësishme do të jetë edukimi i grave shqiptare.

“— Ne nuk do ta marrim Dukën e Montpensier-it si princ, tha Faik Bej Konica. Ne nuk kemi nevojë për një njeri mondan. Ne kemi nevojë për një njeri të hekurt, dhe do të dimë se ku ta gjejmë.”/darsiani.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb