Prishtina nuk ka arritur të kalojë raundi paraeleminator në Ligën e Evropës. Në dy përballje me klubin nga Gjibraltari, St Josephs klubi kosovar u mund me rezultat të përgjithshëm prej 1- 3.

Ndeshja e parë në  stadioumin “Fadil Vokrri” kishte përfunduar me rezultat të barabartë prej 1 me 1, derisa sot në Gjibraltar prishtinasit u mposhtën me rezultatin 2-0. Prishtina e mbylli ndeshjen me dy lojtarë me pak në fushë, pasi në minutën e 48 të takimit Liridon Bekteshi e Armend Dallku u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Këtë epërsi numerike në fushë e shfrytëzoi mjaft mirë  ekipi vendas, që arriti të shënonte dy gola. Golat për skuadrën vendase i shënuan Villar dhe Pena minutat 75-të dhe 80-të. Kujtojmë që takimi i parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi në barazim 1-1.Pas këtij kualifikimi historik, St Zhozef do të përballet me Rejxhërsin në raundin e parë të Ligës së Europës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb