PRISHTINE- Bota është duke u bërë më e vogël, por gjasat për të pasur përvoja të jashtëzakonshme janë vetëm duke u rritur.
Kështu e nis shkrimin një revistë amerikane, e cila jep sugjerime për vendet që duhet udhëtuar.
Revista “Travelandleisure”, e cila ka selinë e saj në New York, ka identifikuar 50 destinacione të shquara, bazuar në të dhënat dhe trendët e industrisë, ndihmën e dhënë nga shkrimtarët, agjentët më të mirë të udhëtimeve dhe nga ekspertët e tyre të ri vendor.
Kjo revistë ka dhënë për destinim edhe kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.
Në vendin e 35, Prishtina është futur si vend që është duke ndryshuar hartën e udhëtimeve, qoftë ajo një qendër zhvillimore e artit në Gjermani apo një shtrirje në rërën e Caribbean.
Për Prishtinën, në këtë revistë thuhet se është një qytet i vogël që arriti pavarësinë në vitin 2008, e gjithashtu përmendët edhe vlerësimi për makiaton që ju dha këtij vendi, si më e mira në botë.
Në përshkrimin e revistës, përmendet edhe lokali “Te miqtë”, ku thuhet se aty mund të kalosh jetën e natës.
Aty, përmendët edhe Biblioteka Kombëtare, hamami i Madh, Katedralja “Nënë Tereza” dhe Muzeu Etnologjik.
Ku tjetër pos Prishtinës mund të dërgojë 2015-ta. Në këtë revistë bashkë me Prishtinën janë futur edhe kryeqyteti i Kinës, Japonia e shumë vende të zhvilluara të botës.
“Travelandleisure”, publikohet çdo muaj dhe ka gjithsej 4.8 milion lexues.
(ma.ar/ata/BalkanWeb)
Eshte per tu habitur me keta gazetar,Prishtina nje nder 50 vendet qe duhet te vizitohet,asgje nuk ka Prishtina,Prishtina e vjeter eshte shkaterruar nga murtaja komuniste,kurse kjo Prishtina e re eshte ndertuar ne stilin sovjetik ndertesa te larta te bajatshme pa shije,Prishtina duhet te shpallet qyteti pa shije.
E sa i perket Prizrenit,Prizrenin ja vlen ta vizitosh,eshte nje qytet shume i bukur,ja vlen ta vizitosh natyren shqiptare,por jo qytete shqiptare,me perjashtim te Gjirokastres,Beratit.