Një grup qytetarësh nga Prishtina kanë ndezur sonte qirinj para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, për t’u solidarizuar me vuajtjet e refugjatëve sirianë që kanë vërshuar në kufijtë e Evropës, e në veçanti pas gjetjes së dy fëmijëve të vdekur në bregdetin turk. Vesë Kelmendi, e cila iu bashkëngjit këtij aksioni, ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të solidarizohen me refugjatet nga Siria, pasi edhe ata ishin dikur refugjatë.

Pavarësisht numrit të madh të refugjatëve sirianë që ia kanë mësyrë vendeve të Evropës, shoqëria civile nuk ka pasur ndonjë organizim për t’u solidarizuar me ta. Kjo, sipas Kelmendit, do duhej të ndodhte, sepse kur ndodhi rasti i sulmit në gazetën Charli Hebdo, ku u vranë disa punonjës të një gazete satirike, u organizuan marshe përkrahëse, derisa për refugjatët sirianë dhe vdekjen e fëmijëve dhe grave nuk u organizua asnjë aksion.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: