Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci deklaroi se KFOR ishte i gatshëm që të ndërhynte gjatë vizitës së presidentit të Serbisë në Kosovë, Aleksandar Vuçiç.

“Së pari policia, pastaj EULEX dhe pastaj ne. Ne ishim të gatshëm për të ndërhyrë në të gjitha fushat në të cilat ishte presidenti në mënyrë që të ketë një mjedis të sigurt. Gjithçka ishte në rregull, përveç në fshatin Banjë”, është shprehur Cuoci, raportojnë mediat serbe.

Sipas komandantit të KFOR-it, askush nuk ishte në rrezik nga kjo vizitë. “Çështja kryesore është siguria e Presidentit, dhe në qoftë se kjo nuk është e mundur duhet të shmangim këtë vizitë. Kështu që unë mendoj se kjo ishte diçka e mençur për të shmangur këtë vizitë, për të shmangur një situatë të ndryshme”, ka vlerësuar ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb