PRISHTINE – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ftuar qeverinë, partitë e opozitës, dhe qytetarët, që të tregojnë përkushtimin e tyre të përbashkët për të ardhmen e Kosovës duke siguruar që protestat e planifikuara të zhvillohen në mënyrë paqësore.
Në një komunikatë dërguar mediave, Ambasada Amerikane pohon se “qytetarët kanë të drejtë që t’ia shprehin ankesat e tyre qeverisë dhe qeveria ka për obligim që t’i dëgjojë dhe tu përgjigjet”.
“Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës, migrimi ilegal, sundimi i ligjit, korrupsioni, dhe marrëdhëniet rajonale dhe etnike, janë sfida serioze dhe të ndërlikuara të cilat kërkojnë angazhim të gjerë dhe përpjekje në gjithë Kosovën, duke përfshirë institucionet, opozitën, shoqërinë civile, dhe mediumet”, – thuhet në komunikatën e Ambasadës Amerikane.
“Dhuna pengon zhvillimin e Kosovës dhe shërben për të tërhequr vëmendjen nga çështjet kritike me të cilat përballet vendi. Sjellja konstruktive dhe e padhunshme, në institucione dhe në rrugë, është e vetmja mënyrë që Kosova të përparojë”, – thekson Ambasada.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb