PRISHTINE- Blindohet Kuvendi i Kosovës. Forcat e sigurisë janë vënë në lëvizje për mbarëvajtjen e sigurisë dhe ruajtjen e rendit gjatë seancës së sotme plenare. Sipas mediave kosovare, përveç sigurisë në ambientet e jashtme, është blinduar edhe foltorja e sallës së Kuvendit.

Këto masat vinë pas tensioneve që kanë përfshirë muajt e fundit ambientet e Kuvendit, ku seancat plenare janë ndërprerë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët të opozitës. Sakaq, opozita ka paralajmëruar mbajte të protestave ditën e sotme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: