Resmija dhe Hajdini përballen jo vetëm me varfërinë por edhe me problemet shëndetësore të vajzës Anisës. Vogëlushja 4 vjeçare nuk mund të flasë. Djali i madh Rijadi 10 vjeç është edhe ai i sëmurë.

I vetmi fëmijë i shëndetshëm që u fal lumturi është foshnja 6 muajshe Ambra. Vetë e ëma e fëmijëve Resimja nuk mund t’i durojë dot dhimbjet e shpeshta të kokës për tu qetësuar i duhet që çdo ditë të tinjektojë një gjilpëre, e cila ka kosto 5 euro.



“Qëndroj katër ditë me dhimbje të tmerrshme, asnjë punë nuk mund të bëj. Fëmijët pyesin, më kërkojnë” thotë gruaja.


Gruaja gjithashtu ka vuajtur nga tumori por tashmë e ka kaluar. Fatkeqësisht ajo ka humbur fëmijën e parë pasi kërthiza e bebit ishte rrotulluar rreth qafës dhe ia kishte marrë jetën në barkun e nënës. Por bashkëshorti i saj Hajdini fiton pak para nga paga që merr, një pjesë e madhe shkon për të paguar qiranë dhe për të blerë medikamentet e gruas dhe dy fëmijëve.

“Marr 300 euro në muaj, paguaj ilaçe dhe qiranë e kam shumë të vështirë. Paguaj qiranë 150 euro në muaj, mezi më del pjesa tjetër për ilaçe e ushqim pasi edhe gruaja bën gjilpërë kundër dhimbjeve 5 euro çdo ditë”.

Madje as kanë mundësi që Anisa të kryejë vizitë mjekësore të hollësishme për të kuptuar arsyen përse ajo nuk është në gjendje të thotë asnjë fjalë. “Vajza ka nevojë për këtë kontroll mjekësor por nuk kam mundësi për të parë ku është problemi i saj” thotë babai i Anisës. Nuk flet nuk di të më thotë më jep bukë më jep ujë, vajza veç qan duhet ta ushqej sikur është një foshnje.

I shikoj fëmijët e tjerë që luajnë më dhemb shpirti kur e shikoj ashtu. Vajza qan nxihet të fytyrë por nuk ka mundësi ta vizitoj. Burri punon për një kafshatë bukë, falë Zotit vetëm e vogla ka lindur e shëndoshë. Zgjohem në mëngjes lutem që vajzës t’i vijë zëri” shprehet gruaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb