KOSOVË

Pirja e duhanit vijon të jetë një ‘ves’ gjithnjë e në rritje në shtetin e Kosovës. Pavarësisht se shumica e qytetarëve kanë informacion për dëmet që vijnë nga pirja e duhanit, ata vijojnë ta konsumojnë.

Në kuadër të sensibilizimit, studentët e Fakultetit të Infermierisë në UBT, zhvilluan aktivitete simbolike në sheshet kryesore të qytetit të Prishtinës.

Studentët kanë shpërndarë fletëpalosje me përmbajtje sesibilizuese për qytetarët, madje si dhuratë ata kanë dhënë edhe nga një mollë si përpjekje për t’i thënë stop pirjes së duhanit. Pirja e duhanit vijon të marrë shumë jetë njerëzish në të gjithë botën, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

“Kalimtarët e rastit u apeluan nga studentët e UBT-së për lënien e duhanit, teksa simbolikisht atyre u është ofruar nga një mollë me moton jeto shëndetshëm. Po ashtu, studentët nën shoqërimin e profesorëve kanë shpërndarë edhe fletëpalosje me përmbajtje informimi dhe sensibilizimi. Aktivitetet janë realizuar për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Duhanit, mbështetur nga grupi për Edukim dhe Promovim Shëndetësor në UBT”, thuhet në njoftimin e UBT-së.

Gjithashtu në njoftim thuhet se Dita Botërore kundër Duhanit është shpallur si ditë nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku në vitin 1987, këto vende, u përpoqën të sensibilizojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: