PRISHTINE- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në prani të mediave ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit bashkë me liderin e Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani. kanë nënshkruar një marrëveshje të koalicionit.

Në fjalë e tij, Veseli ka thënë se bëhet fjalë për një marrëveshje me anë të së cilës merren përgjegjësitë për vendin dhe me anë të së cilës synohet që të shkohet përpara.

“Duke falënderuar edhe partnerin e koalicionit si dhe të gjithë partnerët tjerë, thërras çdo qytetar, çdo parti politike t’i bashkëngjitet vizionit të PDK për një Kosovë të zhvilluar, moderne, perëndimore”, ka thënë ndër tjerash Veseli.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb