Nga Maliqi ku ndodhej për fushatë kryeministri Rama nuk i kurseu notat e ironisë në lidhje me veprimin e Presidentit Meta për të çdekretuar 30 qershorin si datë zgjedhjesh. Sipas tij, ndërsa priste që veprime të tipit “hedhje në erë” t’i bënte Basha, ndodhi me Presidentin.

“Kishim njërin që kërcënonte do hidhem në erë e mu kujtua që kemi pas në lagje njërin që ngjitej në katin e 4 e thoshte hidhem sot e hidhem nesër. Kur një ditë na u hodh një tjetër. Kështu thoshte edhe Lulzimi hapni vendin se do hidhem, u hodh Ilir Meta. Fakti që u hodh zbuloi gjithë planin destruktiv, ideator dhe frymëzues është Iliri e Berisha kurse Lulzimi është një kukull që është mësuar t’i marrë gjërat qyl. Unë e njoh se e kam shok, është dembel dhe përtac, po ç’i bësh e çmendi fallxhorja”,- tha Rama.

Po sipas tij, jo vetëm Bashën e metën, por “fallxhorja” ashtu siç i drejtohet ai kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit, ka çmendur edhe Tit Vasilin e Neritan Cekën.

Kjo kishte çmendur edhe Neritan Cekën, goxha burrë, 75 a 80 vjeç kishte dalë në tv e mallkonte si ta kishte pickuar gjarpri…sikur e kishin përjashtuar nga ndonjë sekt fetar, pse e zuri hirra. Ka edhe të tjerë, keni parë dajë Tit Vasilin kur flet? Duket sikur sapo është pickuar nga gjarpi. Ca janë këta moo? parti janë këta? Skuadra programesh që do ndërtojnë Shqipërinë…”,- vijoi Rama.

Duke mos i kursyer akuzat ndaj kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, Rama vijoi: “shyqyr që zoti s’përfshihet në zgjedhje se do ta kishte mbyllur fallxhoren në shtëpi…se dihet shumë mirë kush i blen votat. Këtë SHPK e sheikut të Skraparit e ka thënë edhe Lulzimi më herët po tani e pickoi gjarpri”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb