Florian Kamberi ishte një nga risitë e listës së Edi Rejës për ndeshjet kundër Andorrës dhe Francës, madje pritej që 24-vjeçari i lindur në Zyrih të debutonte zyrtarisht në njërën prej dy përballjeve të nëntorit.

Por sulmuesi i Hiberniansit në Skoci ka qenë i pafat, teksa një dëmtim i pësuar në grumbullim e ka bërë të pamundur aktivizimin e tij. FSHF ka njoftuar sot se Kamberi është larguar nga Durrësi pasi veç dëmtimit, atij nuk i kishte mbërritur në kohë lejekalimi nga FIFA që në çdo rast do e bënte të pamundur aktivizimin e tij në takimin ndaj Francës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb