Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi, Drejtorisë së Policisë Kriminale dhe UP-së në Suboticë kanë sekuestruar më shumë se 32 kilogramë marijuanë dhe kanë arrestuar dy persona, ndërsa një tjetër është në kërkim.

Siç njofton MPB-ja, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike, S. M 44 vjec, shtetas i Shqipërisë dhe M. S 28 vjec nga Subotica janë arrestuar gjatë një tentative për të dorëzuar lëndën narkotike.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe së bashku me kallëzimet penale do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Suboticë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb