Newcastle ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me portierin Loris Karius për vazhdimin e bashkëpunimit, të paktën edhe për një sezon. Ky vendim është cilësuar si surprizë, pasi Karius pritej të transferohej në Itali, për t’u bashkuar me partneren Diletta Leotta, e cila është gazetare e DAZN.

30-vjeçari gjerman Karius po kalon vite mjaft të vështira. Në edicionin e fundit në Bundesligë, “gardiani” mbrojti në vetëm 4 ndeshje portën e Union Berlin. Më parë, ai ka luajtur edhe për Besiktas, ndërsa nuk mund të lihen pa përmendur 2 edicionet me fanellën e gjigandëve anglez të Liverpool.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: