Çështja “Neymar” është kthyer në një telenovelë pasi sot pas shumë spekulimesh pritej të zyrtarizonte kalimin e tij te francezët e Paris SG, por për habi e kundërta ka ndodhur.

Dje të gjithë mediat në Spanjë u hapën me titullin se Neymar të martën do përfundonte transferimin te gjigandët francez, por sot sipas asaj që raporton “AS” mbrëmja do ta gjej brazilianin në Barcelonë.
auto_Neymar1501602257
Neymar nuk u kthye me klubin në Spanjë pas fazës përgatitore në Amerikë dhe sipas të gjithave gjasave kjo sepse ai do udhëtonte drejt Katarit për të zhvilluar vizitat mjekësore. Sot, sipas postimeve te vetë futbollistit ai ishte në Dubai, por pa specifikuar arsyen, ndërsa në darkë sipas “AS” ai do jetë në Spanjë.

Më herët këtë e kishte konfirmuar edhe trajneri Ernesto Valverde: “Neymar të mërkurën do të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës”, kishte thënë Valverde pas fitores ndaj Real Madridit në Miami.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: