Një ditë më parë, mediat botërore e bënë fakt të kryer arritjen e marrëveshjes ndërmjet Ancelottit dhe Federatës Braziliane, por pikërisht atëherë kur të gjithë prisnin zyrarizimin, Real Madrid është kthyer në një pengesë, të paktën për momentin.

Në Spanjë zbulojnë se klubi i Realit nuk ka ndërmend të lë të lirë Ancelottit përpara përfundimit të Botërorit për Klube. Ideja e presidentit Perez është që të udhëtojë në SHBA me Ancelottin në stol.

Jo vetëm kaq, Perez nuk e ka pritur mirë faktin që Ancelotti udhëtojë të martën në Londër për të takuar përfaqësues të Federatës braziliane. Në këto kushte, marrëveshja Ancelotti-Brazil ka pësuar një frenim të fortë pasi drejtuesit e pesë herë kampionëve të botës e kanë me nxitim gjetjen e një trajneri të ri.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb