Autoriteti Portual i Vlorës ka njoftuar këtë të shtunë, se për shkak të motit të keq, do të ndalohet udhëtimi me tragetin Vlorë-Brindisi-Vlorë dhe daljen e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit nga data 23 mars në 25 mars.
Po ashtu, është ndaluar lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike detare e cila do të jetë mbas orës 22:00 të datës 24 mars.
“Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, do të anullohet deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike detare e cila do të jetë mbas orës 22:00 të datës 24.03.2025”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 23-25.03.2025 duke filluar nga ora 08:00 datë 23.03.2025 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 8-9bft me shpejtësi ere deri 25-40m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
(Balkan Web)