Gjithçka është mbyllur, ndërsa pritet vetëm përgjigja e Manchester United për të zyrtarizuar goditjen tjetër të madhe të Interit në merkaton e verës. Alexis Sanchez ka pranuar të gjitha kushtet e klubit zikaltër dhe është gati të rikthehet në kampionatin italian pas aventurës së parë në Serie A me Udinese. Sulmuesi kilian pritet të vishet zikalër me një formulë huazimi, ku Inter duhet të paguajë 15 milion euro.
Një zgjidhje është gjetur edhe sa i përket pagës së lartë që futbollisti fiton te Manchester United. Bëhet fjalë për 20 milion euri neto në sezon, një shifër që nuk mund të përballohet nga Inter. Por zikaltërit kanë propozuar që ajo të ndahet përgjysmë me “Djajtë e Kuq”. Ky opsion është i pranueshëm nga klubi anglez, që gjithsesi ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare.
Për këtë arsye, drejtuesit interistë po ushtrojnë shumë presion, pasi objektiv I tyre është transferimi sa më I shpejtë i Alexis Sanchez. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat italiane, te Inter kanë bërë gjithçka gati dhe kërkojnë që pasi t’i nënshtrohet testeve mjekësore, futbollisti të jetë në dispozicion të Antonio Conte që në javën e parë të sezonit të ri të kampionatit italian, në program për këtë fundjavë.
(balkanweb)