E mërkura në Champions dhuron përballje direkte, që mund të përcaktojnë shumë në fatin e skuadrave në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

Grupi B me dy sfida të rëndësishme merr pjesën më të madhe të vëmendjes, ndërsa prozhektorët drejtohen në “Uemmbli” ku Totenhemi pret Barcelonën.

Angelzët të zotët e shtëpisë kanë vuajtur në këtë fillim sezoni mungesat e shumta dhe pas humbjes në sfidën e parë të grupit, luajnë një pjesë të mirë të shansfeve për kualifikim.

Shpresat e tyre marrin një dozë pozitive edhe nga ecuria negative e Barcelonës në javët e fundit të kampionatit spanjoll.

Jo vetëm kaq, pasi lajmet që vijnë nga mediat iberike flasin për një skuadër të përçarë.

Pavarësisht të gjithë këto, parashikimet shohin si favoritë Mesin dhe shokët e tij në këtë ndeshje.

Përballja tjetër e grupit B luhet në Eindhoven, ku PSV pret Interin, të prezantuar si favorit për të kaluar më tej, pas fitores me përmbysje në ndeshjen e parë.

Një tjetër sfidë direkte vjen nnga Grupi C, pasi Napoli pret në “San Paolo” Liverpulin.

Titullar në këtë ndeshje pritet të luajë Elseid Hysaj, por mbrojtësi shqiptar dhe shokët e tij të drejtuar nga Ançeloti kanë një mision të vështirë.

Liverpuli shihet si favorit I grupit, por edhe në parashikimet e basteve për këtë ndeshje.

Edhe Paris SG kërkon të kthehet të fitorja pas nisjes me humbje në këtë edicion të Champions.

Nuk duhet të ketë probleme për kampionët francezë, që presin në shtëpinë e tyre, Yllin e Kuq të Beogradit në ndeshjen e dytë të Grupit C.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb