Pas burgosjes së ligjvënësit demokrat Ervin Salianji, në listën shumë emërore për kandidatët për deputetë nga PD në zgjedhjet e kaluara parlamentare është Andrea Mano.
Mano shprehet se ka dorëzuar në KQZ dokumentet e nevojshme për të zëvendësuar në parlament Salianjin. Ai tha në News 24 se ka pasur një raport korrekt me Salianjin. Andrea Mano u shpreh se ka qenë dhe mbetet pjesë e çdo lëvizjeje opozitare, që synon fitoren e opozitës.
Andrea Mano: Unë kam dorëzuar dokumentacionet e nevojshme, përfshirë formularin e dekriminalizimit, për të hyrë në parlament. Marrëdhënia ime me Ervin Salianjin, ka qenë korrekte. Ne vazhdojmë të jemi anëtar të PD-së. Unë jam pjesë e PD dhe opozitës dhe jam pjesë e çdo lëvizje që synon fitoren e opozitës dhe ndërrimin e pushtetit.
(balkanweb)