Humbja turpëruse në ndeshjen e fundit të Bundesligës, ka përshtjelluar atmosferën te Bayern Munich. Në dyshim prej javësh, Nico Kovac duket se nuk mund të shpëtojë më pankinën e tij. Në këtë mënyrë, dyshimi i vetëm ka të bëjë me zëvendësuesin e tij në skuadrën bavareze. Pretendenti kryesor është Maurizio Pochettino, por drejtuesit e klubit gjerman nuk mund të presin që ai të vendosë të largohet nga Tottenham.

Max Allegri United E1569486886197
Max Allegri United E1569486886197

Kështu në listë fiton kuota një tjetër emër i rëndësishëm i trainingut që është pa një skuadër. Bëhet fjalë për Massimiliano Allegri. Sipas mediave gjermane, drejtuesit e Bayern kanë marrë informacione në lidhje me ish-teknikun e Juventusit dhe shumë shpejt do të ketë një takim për të vendosur përfundimisht, nëse italiani do të jetë pasardhësi i Kovac në Mynih.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb