Pritjes i ka ardhur fundit. Champions League kthehet në fushën e lojës për sfidat e para në fazën e parë me eliminim direkt. Duke nisur nga ora 21:00 mbrëmja e sotme rezervon dy ndeshje, por të gjithë prozhektorët drejtohen nga “Old Trafford”. Në “Teatrin e Ëndrrave”. Mançester Junajtid pret Paris SG në një nga përballjet më të rëndësishme në1/8 e këtij edicioni të turneut më të rëndësishëm të futbollit botëror. “Djajtë e Kuq” vijnë në këtë sfidë pas një ecurie rekord, që nga dita kur në pankinë u ul Ole Gunnar Solskjaer. Me teknikun norvegjes, Mançester Junajtid ka siguruar 10 fitore në 11 ndeshjet e fundit, por një sukses në Champions dhe kualfikimi për në çerekfinale është diçka më e madhe.

0 Champions League Manchester United Training
0 Champions League Manchester United Training

“Do të përballemi me një skuadër të madhe dhe jemi shumë të përqëndruar. Nuk duhet të shohim shumë larg, pasi mund të rrezikojmë shumë. E sigurt është që mezi presim të zbresim në fushë”, ka thënë Solskjaer që nuk ka probleme me mungesat.

2,w=993,q=high,c=0.bild
2,w=993,q=high,c=0.bild

I ndryshëm është diskutimi për Paris SG. Kampionët francezë duhet t’i bëjnë llogaritë pa dy prej yjeve të skuadrës Nejmar dhe Kavani. Por trajneri Thomas Tuchel nuk kërkon asnjë alibi. “Sigurisht, do të doja të kisha në dispozicion të gjithë lojtarët. Kjo nuk është e mundur në këtë moment. Gjithsesi do zbresim në fushë për të bërë lojën tonë dhe për të ndjekur objektivin tonë”, ishin fjalët e tektikut gjerman në konferencën për mediat.

202386
202386

Ndeshja tjetër e mbrëmjes në Champions është ajo mes Romës dhe Portos. Pas një ecurie negative, skuadra italiane ka gjetur ritmin dhe kjo sfidë është një test force për të besuarit e Eusebio Di Francesco. “Rruga është ende e gjatë, por ky është një rast i shkëlqyer për të bërë një ndeshje të madhe për të kthyer entuziazmin”, ka thënë trajneri i Romës, që ka humbur për shkak dëmtimi sulmuesin Patrik Schick, ndërsa ka rikuperuar mbrojtësin Manolas.

C 29 Fotogallery 1024380 Imagegallery Imagegalleryitem 7 Image
C 29 Fotogallery 1024380 Imagegallery Imagegalleryitem 7 Image

Për të hedhur një hap të sigurt drejt kualfikimit zbret në “Olimpiko” Porto. Skuadra portugeze po kalon një formë të shkëlqyer në këtë sezon dhe këtë do ta tregojë edhe në Champions. “Jemi një nga skuadrat më të rëndësishme të futbollit në botë. Porto është një skuadër e fortë dhe agresive, por e rëndësishme është që të shënojmë në këtë ndeshje”, është shprehur trajneri i Portos, Sergio Conceicao.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb