Me dëshirën e madhe për të shkruar historinë, këtë herë me një objektiv më madhor, për t’u kualifikuar në një Botëror, Sylvinho dhe stafi i tij, publikuan listën e parë për fazën kualifikuese, për dy takimet kundër Anglisë dhe Andorrës. Në fillim, duke parë dhe gjendjen e legjionarëve, kjo dukej një listë e vështirë për t’u përpiluar në një kohë kur një pjesë e mirë e futbollistëve kuqezi janë të dëmtuar, ose në fazë riaftësimi. Nuk ia dalin disa futbollistë jashtëzakonisht të rëndësishëm, si Mario Mitaj, Hysaj apo Mirlind Daku, të tre të dëmtuar.

Nuk janë pjesë e këtij grumbullimi as lojtari si Keidi Bare apo Taulant Seferi, por Sylvinho beson se mund të këtë në dispozicion futbollistë si Ardian Ismajli apo Armando Broja, të dy të rikuperuar në limite, por gjendja e tyre pritet të vlerësohet në vazhdimësi, mbi të gjitha e Brojës.

Për herë të parë ftohen në ekipin Kombëtarë, Juljan Shehu dhe Etnik Brruti.

Lista
Lista

Portierë: Strakosha, Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Mbrojtës: Ivan Balliu, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Enea Mihaj.

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Etnik Brruti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami dhe Arbër Hoxha.

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj. Grumbullimi zyrtar nis të hënën më 17 mars.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: