Me mijëra tifozë kishin “pushtuar” rrugët e San Paolo-s për të pritur idhullin e tyre, Neymar. Me lot në sy dhe me fanellën e tij, tifozët brazilian ishin në delir për këtë rikthim të tij në qytetin dhe në klubin ku u bë i famshëm. Ylli brazilian zbarkoi fillimisht në qendrën stërvitore të Santos ku u takua me lojtarët dhe stafin drejtues. Neymar iu drejtua më pas stadiumit aty ku mbi 30 mijë tifozë i rezervuan një atmosferë fantastike. Neymar nuk i fshehu emocionet për këtë pritje dhe për këtë rikthim në shtëpi:

“Santos më bëri të njohur me botën, zemra ime nuk ka reshtur kurrë së rrahuri për bardhezinjtë. Më kujton çdo moment që kam kaluar këtu. Është një nder të mbaj të veshur fanellën me numrin 10, një fanellë e shenjtë për Santos. E kisha thënë edhe më herët, po iki, por do rikthehem”, u shpreh Neymar. Ylli brazilian braktisi Arabinë Saudite për t’u rikthyer edhe një herë te Santos, skuadër me të cilën firmosi një kontratë deri më 30 qershor 2025.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: