Nga Zyrihu i Zvicrës, studio e shqiptarëve udhëtoi në Hamburg të Gjermanisë. Shkuam pas kërkesës së mijëra shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Qindra bashkatdhetarë kanë mirëpritur të përmalluar ne Hamburg moderatoren e emisionit Ola Bruko, Elvis Naçin dhe Sidrit Bejlerin që çuan tek ta një copëz Shqipërie. “Shqiptaret për Shqiptarët”, po zhvillojnë këtë të premte me bashkëkombasit punatën e radhës të emisionit me një mision.

Surpriza të shumta por dhe histori të dhimbshme janë rezervuar gjatë kësaj mbrëmjeje.

Historitë njerëzore janë shumë tronditëse, por shqiptarët dinë të sjellin shpresë. Ato janë përcjellë në praninë e bashkatdhetareve në studio, të cilët kanë treguar jo pak emocione teksa shikonin emisionin në një studio të vogël të improvizuar si ajo në Tiranë. Këtu shqiptaret dine të falin ngrohtësi dhe bujari. Këtë do të përcjelli emisioni ditën e sotme.

Stafi i emisionit ndjeu një mikpritje të rrallë nga shqiptarët në Hamburg, emocione po përcillen në ekranin e News 24  për gjithë shikuesit.

BalkanWeb

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb