Dinamo do të prezantojë të mërkurën në orën 16.00 trajnerin e ri, Ilir Daja. Ashtu siç pritej, Daja do të firmosë me klubin dinamovit, me zyrtarizimin që do të mbërrijë këtë mesjavë.

Daja vjen në Superiore pas një periudhe pozitive në Kosovë, ku dërgoi Ballkanin në Conference League. Për trajnerin 57-vjeçar bëhet fjalë për një rikthim, pasi edhe më herët ka qenë pjesë e Dinamos.

Njoftimi:

Mirmbrëma, urojmë të jeni mirë,
Nesër në orën 16:00, në qendrën stërvitore të klubit në Arbanë, do të bëhet prezantimi i trajnerit Ilir Daja.
Jeni të mirëpritur!
Faleminderit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb