Pritjes i erdhi fundi. Endrick ka firmosur me Real Madrid. Sulmuesi i talentuar do të jetë pjesë e Los Blancos, për 6 sezone. Konfirmimi ka ardhur nga klubi kampion i Europës, nëpërmjet një postimi në` rrjetet sociale.

Paraditen e kësaj të shtune, Endrick ka zhvilluar testet përkatëse, ndërsa më pas është paraqitur në zyrat e Realit për të nënshkruar marrëveshjen. Në fakt, Galaktikët kishin “prenotuar” prej kohësh futbollistin, ndërsa këtë verë u bashkua me skuadrën.  18-vjeçari ra në sy me paraqitjet e tij te Palmeiras. Në një sezon në Brazil, ai realizoi 11 gola.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: