Pas përfundimit të ndeshjeve të Kombëtares, futbolli shqiptar rikthehet në jetën normale. Përveç Superiores dhe Kategorisë së Parë, në fushë zbresin dhe ekipet e Kategorisë së Dytë.
Një lajm i gëzueshëm vjen për çdo tifoz të skuadrës gjirokastrite. Luftëtari do të ketë mundësinë të debutojë për herë të parë këtë sezon në stadiumin e vetë. Fusha e re e cila u mor si nismë për t’u shtruar nga FSHF duket se është gati për aksion.
Skuadra nga Gjirokastra debutimin në stadiumin e qytetit do t’a bëjë kundër Delvinës, të dielën në orën 13:00. Për sa kohë tapeti i ri nuk ishte gati, “Bluzinjtë” i luanin sfidat si vendas pikërisht në impiantin e delvinjotëve, kundërshtarët e ardhshëm.