Pritja merr fund. Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj debuton me Al Ittihad. Mitaj është aktivizuar titullar në takimin e Kupës ndaj Al-Ain, sfidë që zhvillohet në  Prince Abdullah al-Faisal Stadium (Jeddah).

Trajneri francez i Al Ittihad, Laurent Blanc e pa të arsyeshme të marrë këtë vendim, për futbollistin e afruar në merkaton e fundit. Kujtojmë se Mario Mitaj kaloi te kjo skuadër nga Lokomotiva e Moskës , në formën e huazimit.

Djaloshi i përfaqësueses kuqezi “përqafoi” projektin e Laurent Blanc, me shpresën sse gjërat do të shkojnë në rrugën e duhur. Sa i takon kampionatit, Al Ittihad renditet në vendin e dytë pas 5 javësh.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: