TIRANË

Komisioni i Ekonomisë ka zhvilluar sot një mbledhje të rendit të ditës duke marrë në shqyrtim projekt-ligjin për disa shtesa në aktin normativ.

Në shqyrtim janë marrë privatizimi i objekteve që kanë humbur funksionin ose objekteve shtetërore. Në lidhje me këtë projekt-ligj, ka pasur debate në mbledhje.

Deputetja Senida Mesi: Duhet të kemi të qartë pronën private me atë publike.

Ish-ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj: Nuk mund të zhvillohet një qendër urban, për shkak se diku ndodhet një objekt shtetëror. Mund të jetë një pronë që nuk e ka humbur funksionin. Ligji e parashikon që ka nevojë për tjetërsim. Këtu është interesi publik madje. Interesi publik është zhvillimi i madh që është penguar për shkak të privatit.

Zv.ministri i Ekonomisë Elton Haxhi: A mund të dhurohet pronë?

Ish-ministri Arben Ahmetaj: Shteti mund të këmbejë, por jo të dhurojë pronë.

Në fund të seancës, projekt-ligji është miratuar me shumicë votash.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb