Probleme fizik për Eder Militaon. Mbrojtësi i Real Madrid është dëmtuar së fundmi, teksa klubi kampion i Europës, ka dhënë njoftimin për tifozët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ende nuk dihet koha e rikuperimit, me Los Blancos që “kryqëzojnë gishtat” që braziliani i prapavijës të rikthehet në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur.

26-vjeçari u bashkua me Real Madridin në vitin 2018, periudhë në të  cilën vinte nga skuadra e Portos. Më herët, ai ka luajtur edhe për Sao Paolo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: