Atletiko Madridi është gati të shesë territorin e “Vicente Calderon”. Sipas asaj që publikon “El Confidencial”, kjo marrëveshje do të sillte në arkat e klubit madrilen plot 180 milionë euro dje pritet të zyrtarizohet në orët në vijim, sapo të hidhet firma në dokument. Një shumë e kënaqshme kjo, që do të lejonte klubin iberik të përforconte ekipin.

Takimet mes palëve, sipas asaj që raporton “AS”, janë shpeshtuar në muajt e fundit pas lejes së dhënë nga autoritetet, që e kanë cilësuar si të ndërtueshëm territorin e stadiumit “Vicente Calderon”. Simeone do të ketë një shumë mjaft të mirë në dispozicion për merkaton, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për shlyerjen e borxheve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb