LEZHË

Nata e kaluar është shoqëruar me erëra mjaft të forta në Lezhë e për pasojë, rrjeti elektrik ka pasur probleme në të gjithë rrethin. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se problem ka pasur edhe në urën e Milotit, një vend ku shpejtësia e erës është përherë e lartë.

Një kamion është përmbysur nga erërat e forta në urën e Milotit, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet procedurale e hetimore.

 

  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: