Mënyra juaj e jetesës, si ndiheni dhe si veproni, sjell edhe akumulimin e energjisë pozitive ose negative në shtëpinë tuaj. Kjo energji ndikon drejtpërdrejt në të menduarit, në emocionet dhe shëndetin tuaj fizik.

Ndërtimi i energjisë negative në një shtëpi mund të shkaktojë ose të intensifikojë probleme në marrëdhënie, pagjumësi, probleme kronike shëndetësore, depresion, ankth, ose një cikël të përsëritur të çështjeve financiare apo profesionale. Pjesa më e madhe e shtëpive nuk pastrohen nga energjia negative.

Pastrimi i shtëpisë tuaj nga energjia negative përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës duke siguruar jetesën në një mjedis harmonik të energjisë që mbështet mirëqenien tuaj.

Por si të largoni energjinë negative nga shtëpia? Ja disa këshilla për të gjithë ata që duan të përmirësojnë jetën e tyre dhe të largojnë problemet që kanë.

1-Minimizoni konfliktet, maksimizoni dashurinë

Konfliktet e zgjatura në marrëdhënie mund të kenë një efekt të madh në energjinë e një shtëpi. Përpiquni për të minimizuar konfliktet e vjetra dhe të zgjidhni argumentet në shtëpi me shpejtësi. Qesh shpesh. Shiko për mundësitë për të kaluar kohë me gjithë familjen së bashku në shtëpinë tuaj në një mënyrë pozitive dhe të dashur.

2-Minimizoni përdorimin e pajisjeve elektrike

Si televizori, kompjuteri, telefonat dhe pajisjet e lojërave çojnë një dridhje negative në shtëpinë tonë. Nëse jeni të rrethuar vazhdimisht nga pajisjet elektronike, konsideroni mënyrat për të kontrolluar sasinë e kohës që kaloni në to. Limitoni përdorimin e kompjuterit gjatë natës, sidomos në një dhomë të errët, zëvendësoni kanalet e lajmeve televizive me muzikë të këndshme.

3-Ndizni qirinj

Vendosni qirinj të ndezur në dhomat kryesore të shtëpisë. Ata do të krijojnë një ambient më relaksues dhe do të duket sikur thithin të gjithë negativitetin tuaj.

Megjithatë është e rëndësishme të mos bëheni fanatikë për këtë çështje, pasi kjo gjë mund të rrisë nivelin e frikës, duke ju bërë ju negativë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb