Problemet me këmbën shfaqen në forma të ndryshme, duke shkaktuar dhembje kronike, vështirësi funksionale, si në ecje, shpesh shqetësim edhe estetik.

Në jo pak raste, për këto shqetësime që sjell këmba dhe shputa e këmbës, pacientët nuk janë të mirëinformuar. Dhembja e tabanit të këmbës (shputës), deformimet post-traumatike, artriti, deformimet e këmbëve te foshnjat, këmba diabetike etj; janë patologjitë më të zakonshme.

Për trajtimin e këtyre patologjive zgjidhja e parë e rekomanduar është përdorimi i këpucëve ortopedike apo medikamentet e ndryshme. Në skenarët më të komplikuar dhe patologjitë më të rënda zgjidhja mbetet amputimi.

Një bunion (hallux valgus) është një deformim i kyςit bazë të gishtit të madh të këmbës. Kur gishti i madh ka një deviacion në drejtim të gishtit të dytë, deformimi quhet bunion (hallux valgus). Kjo shkakton një dalje në formë gunge në pjesën anësore të gishtit të madh.  Shkaku kryesor është një deformim i kycit bazë të gishtit të madh. Deformimi quhet hallux valgus. Në këtë deformim gishti i madh i këmbës zhvillon një deviacion me kënd. Për shkak të këtij deformimi, kockat e gishtit të madh shtyjnë drejt gishtërinjve të vegjël.

Ky deformim Mund të jetë i trashëguar (gjenetike) e Në disa raste është i lidhur me një problem si osteoartriti ose artriti reumatoid.

Prof. Dr. Ernst Orthner, kirurgu ortoped austriak, eminent në kirurgjinë ortopedike, që nga muaji Qershor 2018 ju shërben pacientëve në Spitalin Amerikan, për trajtimin e problemeve me këmbën.

Në eksperiencën e tij shumëvjeçare, Prof. Dr. Orthner trajton pacientë të ndryshëm në mbarë botën dhe idetë e tij të avancuara për trajtimin e patologjive të këmbës përdoren tashmë në nivel ndërkombëtar. Prof. Dr. Ernst Orthner i ka dhënë zgjidhje dhe rasteve më të komplikuara si:

* Problemet degjenerative dhe artritin
* Artritin e kyçit të këmbës, duke e ristrukturuar nga e para apo duke përdorur metodën e artroskopisë
* Këmbën diabetike, e cila mund të trajtohet me kirurgji mini invazive duke parandaluar amputimin e këmbës
* Deformimet e shputës së këmbës siç janë bunions (gungat në këmbë), tkurrja e gishtave të këmbës, kallot; si dhe keqformime të tjera që sjellin vështirësi në ecje
* Rikonstruktimin e funksionit të këmbës, duke përdorur implantet speciale
* Deformimet post traumatike dhe rikostruktimin post traumatik
* Dëmtimet akute të këmbës dhe frakturat komplekse

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb