TIRANE

U realizua me sukses ndërhyrja kirurgjikale “Tiroidektomi totale” – heqja e tiroides, nga mjeku kirurg i përgjithshëm, Prof.asc.dr. Bahadir Celep, në një paciente të moshës 57 vjeçare e cila vuante nga një strumë multinodulare, e cila së fundmi ankonte edhe për probleme me frymëmarrjen.


Në Spitalin Hygeia Tiranë ndërhyrjet kirurgjikale në tiroide aplikohen me teknikën inovatore të quajtur “Tiroidektomi Totale Radikale”, teknikë me anë të së cilës realizohet heqja e të gjithë tiroides. Heqja vetëm e nodusit ose e të gjithë nodusve është e gabuar. Gjithashtu është e gabuar edhe heqja e pjesshme e tiroides. Duke u nisur nga specifikat e patologjive të ndryshme të tiroides, me përjashtim të disa rasteve shumë të rralla, në kirurgjinë e tiroides teknika më e saktë është Tiroidektomia Totale Radikale. Eksperienca e mjekut kirurg në realizimin e kësaj teknike eviton edhe  komplikacione të tipit : hemorragji, c’rregullimet të zërit apo dëmtim të nervave të kordave të zërit, c’rregullime në nivelin e kalciumit (të cilat mund të vijnë si pasojë e dëmtimit apo heqjes së gjendrës paratiroide).


60353019 2151640278284194 1665279535010021376 O


Cilat janë avantazhet e kësaj teknike?

Avantazhi primar i kësaj teknike “Tiroidektomi Totale Radikale” është se realizohet me efektivitet të plotë dhe në një kohë të shkurtër, (kohëzgjatja e ndërhyrjes kirurgjikale  është rreth 1 orë- 1 orë e 30 minuta). Një tjetër avantazh është që ndërhyrja kirurgjikale realizohet me një prerje minimale (shumë të vogël). Mjekët kirurgë në Spitalin Hygeia Tiranë, e realizojmë “Tiroidektominë Totale Radikale”me ndihmën e pincetave të veçanta neurokirurgjikale (bipolare) pra pa përdorur qepje me penj. Zëri i pacientit kthehet ne normalitet menjëherë pas operacionit. Anë tjetër pozitive është edhe faza postoperatore, e cila është më e shkurtër dhe kalon me dhimbje më të lehta dhe më të përballueshme nga ana e pacientëve. Pra, pacienti do të qëndrojë më pak ditë në spital duke ju kthyer më shpejt rutinës së tij të përditshme. Aplikimi i kësaj teknike bën të mundur zgjidhjen përfundimtare të problemit tuaj, pra ju nuk do të keni më nevojë për një ndërhyrje të dytë kirurgjikale në tiroide.

60531919 2151640491617506 8822233451596873728 O

Si të njihni simptomat dhe rëndësia e kontrollit mjekësor të tiroides?

Simptoma që paralajmërojnë probleme mjekësore të lidhura me tiroiden janë: Fryrje në pjesën e përparme të trakesë (e cila ndjek lëvizjet e gëlltitjes), afshe të shpeshta, humbje të pashpjegueshme në peshë pa ndjekur dietë specifike, lodhje, dridhje të duarve, aritmi kardiake (e cila në shumë raste mund të jetë edhe simptoma e parë që shfaqet tek personat e moshës së re apo të mesme).

Jo pak herë ndodh që personat të mos arrijnë t’i kuptojnë në kohë këto shenja apo të lidhin ekzistencën e tyre me tiroiden gjë që çon në diagnostikimin jo në kohë të këtyre patologjive ose zbulimin e rastësishëm gjatë një kontrolli mjekësor rutinë.

60337717 2151640204950868 5426455732683800576 O (1)
60337717 2151640204950868 5426455732683800576 O (1)

Prandaj, është e rëndësishme të kryhen kontrolle periodike mjekësore për tiroiden, duke u konsultuar paraprakisht me mjekun specialist endokrinolog. Për një kontroll të plotë të tiroides rekomandohet që të kryhen analiza gjaku të shoqëruara gjithmonë edhe me ekografinë e tiroides, ekzaminime këto që konsiderohen si hapat fillestarë për një kontroll të mirëfilltë të tiroides.

Male Thyroid Anatomy
Male Thyroid Anatomy

Për t’u lidhur me mjekët endokrinologë dhe kirurgë të përgjithshëm të Spitalit Hygeia kontaktoni: 04 23 90 000

(BalkanWeb)