Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në spital, pas disa problemeve me zemër.

Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme, përmes një komunikate nga Zyra e Presidentit. Në komunikatë theksohet se Vuçiç është shtruar më 15 nëntor në Spitalin Ushtarak të Beogradit.

Vuçiç, një ish-nacionalist ekstrem që aspiron të bëjë Serbinë pjesë të Bashkimit Evropian, ka postin e presidentit të Serbisë që nga viti 2017, ndërsa Partia Progresive që drejtohet nga ai, ka marrë pushtetin më 2012.

Lideri populist është përballur me akuza për pengim të lirisë së mediave dhe demokracisë në vend. Qeveria e Vuçiqit ka forcuar raportet e Serbisë me aleatin tradicional Rusinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb