Manchester United është duke menduar për afatin kalimtar të janarit. Reparti i avancuar mbetet shumë problematik, pasi në këtë fillim sezon shpeshherë e ka lënë skuadrën në baltë.

“Djajtë e kuq” dëshirojnë të afrojnë në skuadër Randal Kolo Muani. Sulmuesi francez mund të largohet nga Paris Saint-Germain dhe sipas asaj që raporton Fichajes, skuadra angleze  ka gati  58.6 milionë paund gati për të bindur kampionët e Francës që të lënë të lirë lojtarin.

Kolo Muani ka luajtur 7 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 2 gola. Në sezonin e parë në Paris, ai shënoi 6 gola.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb