Probleme për Marash Kumbullën. Mbrojtësi i kombëtares ka tërhequr muskulin, çka ka detyruar lojtarin të dalë nga fusha në pjesën e parë në ndeshjen e Espanyol  ndaj Barcelonës.

Situata e 24-vjeçarit mbetet për t’u vlerësuar në ditët në vijim. Kumbulla ka luajtur 10 ndeshje në këtë sezon me Espanyol, ku ka realizuar edhe një  gol.

Ky është një lajm i keq për kombëtaren, në prag të ndeshjeve të rëndësishme të nëntorit në Nations League.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb