Ish-kryeministri Fatos Nano, duket se ka shfaqur sot probleme me shëndetin. Lideri historik i PS, është parë të zbresë sot nga makina e tij, i shoqëruar nga bashkëshortja Xhoana Nano, ndërsa ka hyrë më ambjentet e spitalit Amerikan.

Me maskë anticovid, Fatos Nano është ndihmuar nga personeli i spitalit, të cilet e kanë shoqëruar në karrocë  në ambjentet e brendshme të spitalit për ndihmë mjekësore.

Nuk dihen problemet shëndetësore që kanë detyruar ish kryeminstrin t’i drejtohet ambjenteve të spitalit për asistencë mjekësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: