Të paktën rreth 70 mijë përdorues të aplikacionit ‘Telegram’ nuk mundën të aksesonin llogaritë e tyre të shtunën për shkak të një problemi të serverit. Përdoruesit e Telegramit në Evropë dhe Amerikën e Veriut filluan të raportojnë probleme  identifikimi, sipas shërbimit të monitorimit të Downdetector.

Aplikacioni i mesazheve, i cili shikon sigurinë e tij të jashtëzakonshme, reagoi shumë shpejt përmes një postimi në Twitter, duke raportuar se asnjë e dhënë nuk është humbur, ndërsa gjatë ndërprerjes premtoi edhe se çdo gjë do t’i kthehej shpejt normalitetit.

Shumë njerëz të cilët u habitën nga dështimi i papritur nxituan të krijonin një llogari tjetër në të njëjtin numër telefoni. Aplikacioni i mesazheve, megjithatë, tha se asnjë konflikt nuk do të lindë kur llogaritë e reja të zëvendësohen me origjinalet sapo çështja të zgjidhet.

Kujtojmë që të mërkurën, Telegram njoftoi se ka shtuar të paktën 3 milion përdorues të rinj në llogarinë e saj brenda 24 orëve, pasi Facebook, Instagram dhe WhatsApp raportuan probleme në të njëjtën kohë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb