Në shtëpinë e Juventusin janë në ankth për gjendjen e Sami Khediras. Mesfushori gjerman ndaloi stërvitjen pak ditë më parë por problemi ishte ndryshe, nuk kishte të bënte me ndonjë dëmtim, por si pasojë e një shqetësimi që vinte nga zemra. Pas vizitave mjekësorë, rezultoi se Khedira vuan nga aritmia atriale, patologji që ndikon në ndryshimin e ritmeve të zemrës, me goditje të shpejta dhe të çrregullta.

Khedira
Khedira

Gjermani nuk ka pasur në të kaluarën probleme me zemrën çka vendosi në alarm stafin mjekësorë, madje shty për pak kohë edhe udhëtimin e ekipit në Madrid. Kjo ka bërë që Khedira jo vetëm të humbas sfidën kundër Atleticos por parashikohet një ndalesë edhe më e gjatë. Problemi duket i njëjtë me atë të Stephan Lichtsteiner, i cili u operua në zemër në vitin 2015 por u rikthye sërish në fushë pas një muaj e gjysmë.

Lihshtenier
Lihshtenier

Sipas “La Gazzeta dello Sport”, ekzaminimet më të detajuara do të përcaktojnë nëse është e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale si në rastin e zviceranin, nëse jo duhet të pushojë për një periudhe 30-40 ditë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: