TIRANE

Në poliklinikën 3 në Tiranë janë shtuar ndjeshëm pacientët me komplikacione të aparatit të dëgjimit shkaktuar nga sëmundjet respiratore. Në një intervistë për News 24 doktoresh Klodiana Zaharia mjeke ORL këshillon që në asnjë rast të mos përdoret antibiotik me pika pa përshkrimin e specialistit.

Ndryshimi i shpeshtë i temperaturave gjatë muajit janar është shoqëruar me shtim të dukshëm të sëmundjeve të sipërme respiratore që në shumë raste përfundojnë me komplikacione që prekin aparatin e dëgjimit. Doktoreshë Klodiana Zaharia mjeke ORL në poliklinikën nr 3 në kryeqytet konstaton një numër gjithnjë e në rritje të rasteve të komplikacioneve në dëgjim kryesisht tek fëmijët e vegjël dhe të sëmurët kronik.

Po cilat janë sinjalet që paralajmërojnë ekzistencën e një infeksioni në aparatin e dëgjimit?
Mjekja tërheq vëmendjen e qytetarëve të mos bëhen mjekë të vetvetes duke përdorur antibiotik me pika në vesh pa përshkrimin e një profesionisti ORL, pasi shumica e patologjive që paraqiten në këtë stinë kanë origjinë virale dhe antibiotiku është i pavlefshëm në mos i dëmshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb