TIRANË

Ndërsa i konsideroi të rëndësishme zgjedhjet e 30 qershorit, e falënderoi shqiptarët që votuan në to, menjëherë pas mbylljes së procesit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të postojë thënien e Winston Churchill, për të thënë se problemet pas fitores janë më të kënaqshme se sa ato pas humbjes.


“Problemet pas fitores janë më të kënaqshme se sa ato pas humbjes, por jo më pak të vështira.” -shkruan Rama në facebook.


Një shigjetim për opozitën, e cila pas 30 qershorit zgjodhi të nisë sërish protestat, apo përgjegjësi për maxhorancën qeverisëse, për të cilën tha se do të nisë në analizë e re, shprehjen e Churchill Rama duket se ua ka lënë në dorë ndjekësve në rrjetet sociale ta interpretojnë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb