Në Prokurorinë për Krime të Rënda nga ana e Drejtorisë së Policisë Qarkut Fier, është përcjellë një material kallëzues që bën fjalë për veprën penale të ‘Trafikimit të Lëndëve Narkotike”, të kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/a-2 i K. Penal. Në këtë material nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore është referuar se: Shtetasit Flori Hysja dhe Nardi Meçaj banorë të rrethit Fier , në bashkëpunim me njëri tjetrin por dhe me persona të tjerë kryjenë aktivitet të kundraligjshëm që ka të bëjë me trafikun e narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Si rrjedhojë e një procesi gjurmues dhe vëzhgues të policisë gjyqësore, dyshohet se personat e mësipërm janë të organizuar, duke u përcaktuar prej tyre roli i gjithësecilit në ushtrimin e këtij aktiviteti të kundraligjshëm, duke siguruar lëndën narkotike e më pas trafikimin e saj drejt Greqisë. Këto të dhëna janë siguruar nëpërmjet rrugës operative nga policia gjyqësore, e cila gjatë procesit të gjurmimit ka krijuar dyshimin e ekzistencës së faktit të trafikut të narkotikëve, aktivitet ky i kryer nga personat e mëspiërm në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë ende të pa identifikuar plotësisht.

Sipas informacioneve të administruara, këtë aktivitet kriminal këta shtetas e kryejnë në zonën e fshatit Vjosë të rrethit Fier dhe në rrethin e Sarandës. Shtetasi Flori Hysaj bën të mundur sigurimin e lëndës narkotike në zonat rreth fshatit Vjosë në sasi nga 5-10 kg dhe më pas bën paketimin e saj në pako të vogla me qëllim trafikimin drejt Greqisë. Paketimin e lëndës narkotike, shtetasi Flori Hysaj e bën në orët e vona të mbrëmjes, në një ambjent në qëndër të fshatit Vjosë. Pasi lënda narkotike është paketuar, atë e merr shtetasi Nardi Meçaj në një çantë shpine. Shtetasi Nardi Meçaj është lidhje e ngushtë e shtetasit Flori Hysaj dhe në këtë aktivitet kriminal ka rolin e transportuesit të lëndës narkotike, transport të cilin ai e kryen në këmbë duke kaluar kufirin tokësor të Shqiperise me Greqinë, në zonën e fshatit Konispol të rrethit të Sarandës apo dhe në zona të tjera.

Për këtë arsye nga ana jonë ky procedim penal u regjistrua për t’i dhënë rrugë hetimeve të mëtejshme kryesisht me metodat speciale të hetimit që janë të domosdoshme për të realizuar procesin e vërtetimit të faktit penal dhe autorësisë së veprës nëpërmjet administrimit të provave që mund të sigurohen gjatë procesit.

Veprimet teknike të mësipërme bënë të mundur që oficerët e policisë gjyqësore të procedonin me arrestimin në flagrancë të krimit të trafikimit të lëndëve narkotike, ndër të tjerë, edhe shtetasin me gjeneralitetet e mëposhtme:

Nardi Meçaj, i datëlindjes 07.08.1987, lindur dhe banues në Vjosë, Cakran , Fier, i padënuar më parë, me kombësi e shtetësi Shqëiptare, me arsim 8- vjeçar, i martuar.

Ky shtetas është arrestuar në flagrancë si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “ Trafikimit të Narkotikëve” të kryer në bashkëpunim të mbetur në tentativë parashikuar nga nenet 283/a-2 e 22 të K.Penal. Arrestimi i tij është kryer në dt. 12.09.2015 ora 21.00.

Arrestimi në flagrancë i të sipërpërmendurit është i ligjshëm. I hetuari u kap në flagrancë të krimit të trafikimit të lëndëve narkotike, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a,2 – 22 i KP, në shoqërim të dy shtetasve të tjerë që tentonin kalimin e kufirit shtetëror të RSH në mënyrë të paligjshme me një sasi lënde narkotike. Pra, ekzistonte gjendja e flagrancës, sipas nenit 252 të KPP. Për këtë vepër penale, neni 251/1 i KPP parashikon që arrestimi në flagrancë është i detyrueshëm. Për këto arsye, shërbimet e

policisë gjyqësore kanë vepruar brenda kushteve që parashikon ligji, ndaj arrestimi në flagrancë është i ligjshëm dhe duhet të vleftësohet si i tillë.

Nga ana tjetër, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se i hetuari është njëri nga bashkëautorët e krimit për të cilin u arrestua në flagrancë. Ky dyshim bazohet në faktin se:

Nga vëzhgimi i kryer në datë 12.09.2015 në bazë të autorizimit të Prokurorit, policia gjyqësore ka konstatuar se shtetasi Gazment Seati, me banim në fshatin Kasnic Patos, ka dalë nga banesa e tij rreth orës 08.00 ka shkuar në qytetin e Fierit ku në krah mbante një cantë me ngjyrë jeshile. Në Fier tek karburanti, i cili ndodhet pranë një qendre tregtare në Fier ka takuar një person, i cili kishte një automjet mercedes me ngjyrë të bardhë tek derë me targa AA xxx BL me të cilin ka qëndruar afërsisht 30 minuta. Personi është identifikuar nga policia gjyqësore dhe quhet Flori Hysaj. Më pas ka shkuar tek vendi i quajtur “kupola” përball poliklinikes së qytetit ku ka takuar një person të moshës rreth 35 vjec, i identifikuar si Çake (Haxhi) Beraj. Së bashku kanë hipur në mjetin tip Skoda Oktavia me ngjyrë gri me targa AAxxxIL, i drejtuar nga Oriol Begaj dhe janë nisur për në dalje të Fierit në drejtim të Vlorës. Në vendin e quajtur “Levan” kanë hyrë për autostradën Levan –Tepelenë. Në vendin e quajtur Varibob kanë marrë një pasagjer i njohur nga policia gjyqësore si shtetasi Nardi Meçaj e më pas kanë vazhduar rrugën në drejtim të Tepelenës. Në vendin e quajtur “Uji i ftohtë” kanë qëndruar për disa minuta ku kanë konsumuar dicka për të ngrënë dhe janë nisur në drejtim të Gjirokastrës.

Pasi kanë kaluar dy apo tre kilometra kanë ndaluar automjetin me të cilin udhëtonin me targa AA521IL dhe më pas automjeti është kthyer përsëri në drejtim të “ujit të ftohtë” ku kanë zbritur 3 (tre) pasagjeret, ndërsa drejtuesi i automjetit ka vazhdur në drejtim të Kakavijës. Personat e përmendur më sipër pra Nardi Meçaj, Gazment Seati dhe Çake(Haxhi) Beraj kane vazhduar rrugën me një autobus nga vendi i quajtur “Uji i ftohtë” Tepelenë në drejtim të Gjirokastrës ku më pas kanë zbritur në vendin e quajtur “Ura e Lumit” ku kanë qëndruar në një bar-kafe. Aty kanë qëndruar për rreth një orë dhe më pas kanë dal nga lokali tre personat e përmendur, ku Gazment Seati, ishte me cantën e shpinës me ngjyrë jeshile ndërsa shtetasi Çake Beraj,kishte një cantë me ngjyrë gri, shtetasi Nardi Meçaj nuk kishte bagazhe apo sende në duar.

Në momentin e kapjes së këtyre personave në cantën e shtetasit Gazment Seati me ngjyrë jeshile, është gjetur një material (I dyshuar si canabiss sativa) i mbështjellë me natriban me ngjyrë kafe me peshë 608 gram. Shtetasit e mësipërm u shoqëruan në Drejtorinë e Policisë Qarkut Gjirokastër. Në oborrin e doganës Kakavijë nga punojësit e policisë është kapur drejtuesi i automjetin tip “Skoda Oktavia”me ngjyrë gri me traga AA xxx IL shtetasi Oriel Begaj.

Referuar deklarimeve të para të këtyre shtetasve por dhe rezultateve të hetimit të deritanishëm rezulton se Nardi Meçaj ka organizuar me detaje këtë veprimtari të paligjshme ku pasi ka siguruar një sasi lënde narkotike prej Gazment Seatit , morën masa për transportimin e saj në drejtim të Greqisë me automjetin tip taksi të Orjol Begaj. Ky i fundit pasi konstatuan se mund të ndiqeshin nga policia, ka informuar Gazmentin dhe Nardin mbi lëvizjet e mundshme të policisë rrugës për në Kakavije. Ndërsa Çake Beraj së bashku me Gazmentin kanë organizuar kalimin e paligjshëm të kufirit në zonën e gjelbër pranë Kakavijes.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: