ELBASAN- Policia e Elbasanit ka proçeduar gjashtë persona në kuadër të një operacioni për kontrollet e lokaleve që ushtrojnë lojrat e fatit pa liçencën e organeve përkatëse.

Burime të Policisë bëjnë të ditur se kanë intensifikuar punën për goditjen dhe parandalimin e rasteve që konstatohen se ushtrojnë aktivitete të   paligjshme të lojrave të fatit, pa liçencën e organeve përkatëse.

Specialistët për Krimin Ekonomik e Financiar në Komisariatin e Policisë së Qarkut Elbasan kanë   nisur proçedimin penal në gjëndje të lirë ndaj gjashtë shtetasve pronarë të lokaleve të lojrave të fatit. Gjatë kontrollit rutinë në këto lokale janë sekuestruar shtatë televizorë,  nëntë njësi kompjuterike dhe një printer. Policia bën me dije se nga informacionet e marra në rrugë operative dhe gjatë një kontrolli të ushtruar nga efektivat e  policisë në lokalet e tyre, u konstatua se këta shtetas, ushtronin aktivitet të lojrave të fatit, të pa pajisur me  liçencën e organeve kompetente.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” si  dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: