Policia e Korçës lajmëron se ka ka proceduar penalisht një 29-vjeçar gjerman, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një 60-vjeçari, nëpërmjet mashtrimi.

I proceduari është shtetasi gjerman me inicialet L.S.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin gjerman L. S., 29 vjeç, pasi i ka marrë një shumë parash një 60-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: