NGA: ORNELA MANJANI
Të gjithë qytetarët që janë të interesuar të aplikojnë për leje ndërtimi përmes sistemit elektronik të lejeve, mund të identifikohen në portalin “e- Albania” si dhe të nënshkruajnë elektronikisht formularin e kërkesës për leje ndërtimi nëpërmjet kartës së identitetit. Ministria e Zhvillimit Urban, në faqen e saj zyrtare ka sqaruar edhe grafikisht të gjithë hapat që duhet të ndjekë një qytetar që kërkon të pajiset me leje ndërtimi. Për të përdorur shërbimet elektronike nëpërmjet kësaj mënyre identifikimi, zotëruesi i kartës së identitetit duhet të aktivizojë kartën e tij të identitetit. Sipas ministrisë, kompania “Aleat” ofron shërbimin e aktivizimit të kartës së identitetit në çdo pikë të shërbimit “Aleat” në të gjithë Shqipërinë. Pasi të jetë bërë aktivizimi, për të përdorur elektronikisht kartën tuaj të identitetit, juve ju nevojitet një lexues karte. Lexuesi i kartës lejon që kompjuteri të komunikojë me mikroçipin në kartën tuaj të identitetit.

MANUALI
Pasi përdoruesi mbërrin te seksioni “formulari i aplikimit”, i nënshkruar elektronikisht, ka mundësinë të zgjedhë nënshkrim elektronik me anë të USB nga AKSHI(PKI) ose nëpërmjet nënshkrimit me “Aleat” me kartë identiteti. Në rastin e nënshkrimit me “PKI”, aplikanti ngarkon dokumentin dhe klikon butonin “Dërgo”. Aplikimi dërgohet në backend dhe përdoruesi njoftohet me email për dërgimin e aplikimit. Në rastin e nënshkrimit me “Aleat”, aplikanti pasi konsultohet te faqja e “Aleat” në lidhje me procedurat e nevojshme për kryerjen e kësaj procedure, klikon butonin “Dërgo”. Në këtë moment aplikanti ridrejtohet te faqja e “Aleat” së bashku me formularin e aplikimit. Më pas, në rastin e nënshkrimit me PKI, aplikanti ngarkon dokumentin dhe klikon butonin “Dërgo”.

Aplikimi dërgohet në backend dhe përdoruesi njoftohet me email për dërgimin e aplikimit. Në rastin e nënshkrimit me “Aleat”, aplikanti pasi konsultohet te faqja e “Aleat” në lidhje me procedurat e nevojshme për kryerjen e kësaj procedure, klikon butonin “Dërgo”. Në këtë moment aplikanti ridrejtohet te faqja e “Aleat” së bashku me formularin e aplikimit. Në përfundim të plotësimit të të gjithë hapave, pasi konsulton formularin, aplikanti bie dakord me rregullat e vendosura nga “Aleat” dhe klikon “Pranoj të nënshkruaj”. Në këtë moment aplikantit i shfaqet mundësia e vendosjes së kodit pin të kartës ID. Pasi vendos pinin dhe klikon butonin “OK”, kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme dhe aplikantit i kthehet përgjigjja që formulari u nënshkrua me sukses.
(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb